Flash

Gjendet i gjallë gazetari serb që po hetonte vrasjen e Ivanoviç, Vuçiç: Nuk i mungon asnjë fije floku

Lapsi.al 15 June 2018
Gjendet i gjallë gazetari serb që po hetonte vrasjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviç është gjetur i gjallë.

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviç është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje. Zhdukja e Cvetkoviçit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij ështe gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviç është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa më 2008 ai është rrahur nga sulmues të panjohur, shkruan rel. Në periudhën e fundit ai ka përcjellur hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI