Flash

Largohet nga “Vizioni” për në “Klan”, Turjan Hysko jep detajet, flet për dorëheqjen

Lapsi.al 16 June 2018
Largohet nga “Vizioni” për në “Klan”, Turjan

Pas thashethemeve të shumta për largimin e tij nga “Vizion Plus” për të nisur një aventurë të re në një tjetër televizion gjeneralist, Turjan Hysko rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” për të gjitha projektet e reja që pret të nisë në shtator në “Klan”. Ai gjithashtu ka shuar edhe zërat për një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së tij, Orindës. Programi i ri në “Klan”, ndryshimet e “2XL” dhe shumë detaje të tjera të pathëna i zbuloni në intervistën e mëposhtme.

Pas një periudhe të gjatë kohore që keni punuar në “Vizion Plus”, vendosët të nisni një kapitull të ri në TV “Klan”. Pse vendoset të largoheshit?

Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në “Klan”.

Gjithashtu me largimin tuaj do të merrni me vete edhe grupin e “2XL” për t’u zhvendosur si emision në “Klan”. Ishte propozim i juaji që në fillim apo… ?

Stafi i “2XL” është pothuaj familje për mua. Sigurisht që vendimi për t’u larguar nuk mund të linte jashtë planit një ‘show’ që e kemi ngritur me shumë mund dhe dashuri, kështu që i gjithë stafi m’u bashkua në “Klan”.

 Së shpejti do të jeni drejtor i përgjithshëm në “Klan Plus”, a do ta risillni serish “Oktapod” në televizionin e ri?

Jo! Nuk ka vend në “Klan” për “Oktapod”!

A do t’ju bashkohet edhe bashkëshortja, Orinda, në rrugëtimin e nisur?

Jo, jo!

Në intervistën e mëparshme thatë se “Klan Plus” do të ndryshojë emër dhe do të jetë zgjatim i TV “Klan” si televizion gjeneralist. Çfarë vizioni keni parasysh të sillni në këtë televizion dhe çdo të ketë ndryshe nga TV-të e tjera?

Për momentin nuk mund të jap detaje, pasi jemi duke punuar mbi skemën programore!

Thatë që “2XL” do të ketë ndryshime i sjellë në “Klan” si dhe përveç tij, do të sillni edhe një projekt të ri. Për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë për “2XL”? A do të ketë ndryshim personazhesh apo formati?

Mund të them vetëm që gjithçka do bëhet më e madhe dhe do ketë shumë surpriza!

Çfarë mund të na thoni lidhur me projektin e ri që do të sillni në “Klan”?

Do jetë një program, i cili do ketë në fokus familjen! Do luajmë, do emocionohemi dhe sigurisht do fitohet shumë.

Si e pritën Dulakët largimin tuaj? A pati propozime joshëse për të qëndruar?

Dorëheqja ishte e panegociueshme, kështu që s’kishte vend për oferta joshëse. Unë kam qenë shumë i lumtur në “Vizion Plus” dhe “Tring” si profesionalisht dhe financiarisht.

Si erdhi propozimi për t’u bërë pjesë e “Klan” nga Frangaj? Çfarë ju bindi më tepër të vendosnit?

Erdhi nga një kafe e thjeshtë! Ishte marrë vesh që unë doja të largohesha dhe pas takimit të parë, Aleksandër Frangaj tha: “Ti do jesh pjesë e ‘Klanit’ tashmë”, të tjerat janë detaje. Dhe unë kam ardhur në “Klan” për të qëndruar gjatë.

Për pak dhe mbushet një vit që jeni martuar me bukuroshen Huta. Si është bashkëjetesa me të? Çfarë ka ndryshuar në një vit nga momenti që jeni shpallur burrë e grua?

Asgjë! Vazhdojmë po njësoj, të lumtur!

U përfol kohët e fundit për një shtatzëni të Orindës. Do të bëheni baba së shpejti?

Jo!

Turjan Hyska, këngëtar, moderator, ideator, producent, editor dhe autor. Si e identifikoni veten dhe cila është sfida e radhës?

Sfida e radhës është ajo për të cilën realizuam këtë intervistë.

Kur dhe si e mendon veten të plotësuar Turi? Cila është maja e arritjes për ju?

Maja më e lartë për mua është të qëndruarit me këmbët ngulur fort në tokë.

Ndërkohë që jo më larg se dje ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Instagram” edhe Julian Deda, duke i falënderuar me zemër pronarët e “Vizion Plus” për lirinë dhe rehatinë që i falën për nëntë vjet në “2XL”. “Po largohemi pa hatërmbetje”, shkruan ndër të tjera Juli. Një bashkëpunim vërtet i frytshëm dhe jo vetëm në këtë produksion, por edhe në të tjerë që aktori ka marrë pjesë. Ndërkohë që e mbyll statusin duke shkruar: “Do të nisim një rrugëtim të ri, na shkoftë mbarë!”.

Të këshilluara

Rikthehet në ekran Hugh Jackam

Aktori i famshëm Hugh Jackman rikthehet në ekran me filmin “Bad Education”. Projekti frymëzohet nga një histori e vërtetë dhe është shkruar nga Mike Makowsky, k...

13:23

Reagon Beyonce pas lajmit për shtatëzani

Gjatë turneut të saj ‘On the Run II Tour’ së bashku me Jay Z, Beyonce është shfaqur me bark të rrumbullakosur. Të gjithë fansat filluan të dyshonin se shumë shp...

11:30

Andi Lila baba për herë të dytë

Lajmet e bukura në këtë ditë feste nuk kanë mbaruar. Pasi Labinot Gashi lajmëroi të gjithë ndjekësit se do të bëhet baba për herë të parë, një tjetër lajm i buk...

10:21

Amina Shena nënë për herë të parë

Amina Shena e shquar gjithnjë për bukurinë dhe e krahasuar me Marilyn Monroe, është bërë sot nënë për herë të parë. Modelja shqiptare ka sjellë në jetë një djal...

19:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI