Flash

Veliaj i shtron darkë te "15 katëshi" Robert Ndrenikës dhe Mirush Kabashit

Lapsi.al 17 June 2018
Veliaj i shtron darkë te "15 katëshi" Robert Ndrenikës

Në dëgjesën që u organizua me aktorët e Teatrit Kombëtar, u kuptua se Erion Veliaj ka marrë përsipër të bëjë rolin e "policit të mirë" në përballje me artistët, duke ia lënë Edi Ramës rolin e "policit të keq". Sepse, në njërën anë Rama ia ka prerë shkurt aktorëve, kur i tha se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet. Kryeministri as nuk denjon t'i dëgjojë propozimet apo ankesat e artistëve, kurse Veliaj në anën tjetër del me versionin se të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe se historia nuk është mbyllur ende.

Mirësjellja e kryebashkiakut apo kujdesi për t'i zgjedhur fjalët me aktorët nuk janë pa rezultat. Veliaj ka arritur t'i qetësojë gjakrat për momentin, po të mendosh që deri pak ditë më parë, aktori Robert Ndrenika bënte thirrje për luftë dhe betohej se do të ngujohej në teatër, kurse sot, ndeshjen Brazil-Zvicër e ka parë tek Hotel Tirana, i ftuar në një darkë nga Erion Veliajn.

Lapsi.al mësoi se darkës iu bashkua edhe aktori Mirush Kabashi, që shkëlqeu në protestat e artistëve me recitimin e poezisë "Hakërrim" të Ali Asllanit, një thirrje e fuqishme kundër pushtetarëve të korruptuar, që siç thotë poeti "Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças/ Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!".

Nuk është hera e parë që Veliaj tenton të ulë tonet me artistët. Para se të bëhej publik projekti për teatrin e ri, ai thirri në zyrë aktorin Robert Ndrenika duke i prezantuar projektin, por pa arritur ta bindë atë të ndryshojë qëndrim.

Ndërkohë edhe këtë të dielë në sheshin para teatrit kanë vazhduar protestat e artistëve dhe të qytetarëve të ndryshëm që i janë përgjigjur thirrjes për të dalë publikisht kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe dhënies së një pjese të tokës kompanisë private.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI