Flash

Shpallja 'Qytetar Nderi' i Gafurr Mezrekut, reagon Rama: Turp, s’duhet të ishte propozuar asnjëherë

Lapsi.al 18 June 2018
Shpallja 'Qytetar Nderi' i Gafurr Mezrekut, reagon Rama: Turp,

Ndonëse është akuzuar nga PD dhe Sali Berisha si urdhëruesi i vendimit për shpalljen “Qytetar Nderi” të Gafur Mazrekut, që plagosi Azem Hajdarin me 5 plumba, kryeministri Edi Rama është shprehur kundër këtij vendimi.

Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka kërkuar llogari për këtë akt. Ai e ka quajtur një turp dhe është shprehur se nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë.

“Turp! S’duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.

Gafur Mazreku plagosi me 5 plumba Azem Hajdarin në sallën e parlamentit gjatë debatit me të dhe bëri 5 vite burg për këtë ngjarje por sot Këshilli Bashkiak i Hasit vetëm me votat e të majtëve e shpalli “Qytetar Nderi”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI