Flash

Ledri dhe Buta "rrëmbejnë" vendin e parë në Top Awards

Lapsi.al 19 June 2018
Ledri dhe Buta "rrëmbejnë" vendin e parë në Top

Prej 8 javësh rresht Unikkatil kishte “betonizuar” vendin e parë, por kjo javë ka rezultuar “fatale” për projektin muzikor të reperit, “Ni Milion Rrugë”, duke humbur dy pozicione nga java e kaluar.

Ndërkohë që fansat ishin shprehur me bindje që vendi i parë do t’i takonte Unikkatil, derisa ai të publikonte këngën e re, duket se fansat e Ledrit dhe Butës janë treguar më të fuqishëm këtë javë.

Falë votave të tyre, bashkëpunimi i dy reperave, “Merre Merre” është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar, duke kapur vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ledri dhe Buta janë gjithashtu pjesë e këtij klasifikimi edhe me një tjetër projekt muzikor, “Mbi Re”, e cila ka 46 javë që qëndron në “The Top List”, ku për këtë javë mban vendin e 25-të.

Ndërsa nga ana tjetër, Ledri gjendet në klasifikimin zyrtar të “Top Awards” edhe me 6 projekte të tjera muzikore.

Princess Diana”, “U harrum”, “Nona”, “I vogel”, “TTZ” dhe “1 Janari” renditen përkatësisht në vendin e 9-të, 21-të, 22-të, 27-të, 34-t dhe 44-t për këtë javë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, 9 të tilla i janë shtuar listës këtë javë, duke treguar qartë se me ardhjen e sezonit të verës, artistët nuk i “kursejnë” aspak projektet e reja.

Kënga që ka korrur një super sukses këtë javë është bashkëpunimi i Ardian Bujupit dhe Xhensilës, “Cika Cika”, e cila është ngjitur me 69 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 13-të.

Të këshilluara

Kendall pranon lidhjen me Ben Simmons

Kendall Jenner dhe Ben Simmons janë parë së bashku duke bërë Pazar në një dyqan ushqimes në Los Angeles, të dielën pasdite. “Ata definitivisht nuk po e fsheh...

16:14

Dua Lipa nxehet me paparacët (FOTO)

Si duket Dua Lipa nuk i duron edhe aq shumë paparacët. Teksa po shëtiste nëpër rrugët e New Yorkut me të dashurin e saj Isaac, këngëtarja është zënë në pritë...

15:34

Aktorja amerikane tenton të vrasë veten

Heather Locklear u shtrua në spital pas disa problemeve psikike pasi një anëtar i familjes pretendonte se aktorja kërcënoi se do ta vriste veten, raporton TMZ. ...

14:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI