Flash

Pse e ka mbyllur gojën Mirela Kumbaro për Teatrin Kombëtar

Lapsi.al 19 June 2018
Pse e ka mbyllur gojën Mirela Kumbaro për Teatrin Kombëtar

Manovra e socialistëve për të sjellë, Erion Velinë në Komisionin e Medias, pikërisht ditën kur opozita priste shpjegime për projektligjin që ka publikuar Ministria e Kulturës, ka nxjerrë në pah pozicionin distant, që po mban Mirela Kumbaro nga debati për ringritjen e godinës së Teatrit Kombëtar me paratë e kullave.

Që pas publikimit të projektligjit nga Ministria e Kulturës, Kumbaro ka vendosur të mbyllë gojën me shpresë se do ta kalojë në heshtje furtunën që ndezi projektligji, ku parashikohet dhurimi i truallit të teatrit për kompaninë Fusha sh.p.k në këmbim të një teatri të ri.

Prania e Erion Velisë në komision u prit me habi nga deputetët e opozitës, të cilët dyshuan se Kumbaro ka nevojë për Veliajn pasi e vret ndërgjegjia për projektligjin që ka propozuar.

Por më shumë se dëshmi e një fije ndërgjegjeje të mbetur tek Kumbaro, shmangia e saj nga debati duket të jetë pjesë e strategjisë së Rilindjes, për të shmangur argumentimin e projektligjit.

Çfarë fsheh Erion Velija pas ndërtimit të Kullës 250 milon dollarë

VIDEO/ Veliaj shkon pa ftuar në komision, sherr me deputetët e PD-së për teatrin

Heshtja e ministres u duk e pazakontë edhe në dëgjesën me artistët, disa ditë më parë. Për dy orë, Kumbaro vetëm miratoi me kokë fjalët e Veliajt dhe nuk foli asnjë fjalë përballë dyshimeve dhe akuzave të artistëve që kundërshtuan fort shembjen e godinës së teatrit dhe dhurimin e tokës për kompaninë Fusha sh.p.k.

Takimi u moderua nga Veliaj, i cili ka marrë rolin e protagonistit dhe projektin e teatrit, e krahason me këndin e lojërave të liqeni Artificial apo me rikonstruksionin e Pazarit të Ri. Për të kuptuar se krahasimi i Veliajt nuk qëndron, mjafton të përmendet se si për këndin e lojërave, ashtu dhe për Pazarin e Ri, nuk ishte nevoja të bëhej një projektligj i posaçëm, që shkëmben tokë publike me kompani private pranë Ramës.

Duke u shfaqur i zhurmshëm dhe provokues në komision, Veliaj i dha mundësinë Kumbaros të heshtë edhe njëherë tjetër dhe t'i shpëtojë shpjegimit se si i erdhi ideja për të hartuar një projektligji që ka publikuar për konsultim Ministria e Kulturës.

Mirela Kumbaro del pas Erion Veliajt nga komisioni, nuk flet për Teatrin 

Debati për Teatrin Kombëtar/ Kumbaro bojkoton komisionin, Ndrenika: Duhet të nisë lufta!

Situata provokuese e krijuar në komision, tregoi se Rama dhe Veliaj nuk i druhen as batutave, as sharjeve, as vezëve dhe as recitimeve të artistëve, për sa kohë nuk flitet për projektligjin skandaloz, me të cilin i falin pasurinë publike klientëve të tyre. Heshtja e Kumbaros, vjen nga pamundësia për ta mbrojtur një projektligj që nuk merr parasysh asnjë parim të shtetit ligjor, shkëmben tokën publike me klientët e qeverisë pa respektuar as ligjin e prokurimeve publike dhe as atë për partneritetin publik-privat, duke shpërfillur në mënyrë skandaloze qytetarët, në këtë rast komunitetin e artistëve, në dëm të një institucioni si Teatri Kombëtar.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI