Flash

Rudina Xhunga rikthehet në shtator në 'Top Channel'?

Lapsi.al 19 June 2018
Rudina Xhunga rikthehet në shtator në 'Top Channel'?

Duket se lëvizjet e gazetarëve të njohur në televizione nuk kanë të ndalur. Pritet që të jetë Rudina Xhunga të rikthehet në Top Channel. Deri pak ditë më parë u përfol largimi i Fevziu nga Klani për në Top Channel, por duket se edhe Xhunga do të kthehet në ekranin e televizionit ku ka punuar disa vite me radhë.

Ardhja e Ben Blushit në krye të Top Channel ka afruar shumë gazetarë të njohur dhe emrit më i fundit pritet të jetë ai i Rudina Xhugës, dikur drejtuese e emisionin Shqip në këtë televizion.

Sipas Bordo Rudina Xhunga do të rikthehet në Top Channel në shtator. Me gjasë ajo do të zëvendësojë emisionin “Të paekspozuarit”, që u shfaq së fundi në këtë ekran nga gazetari Ylli Rakipi.

Xhunga, pas largimit nga Topi, shkoi në Vizion Plus ku drejtoi emisionin Dritare, por pas një periudhe 20-vjeçare vendoi të largohet edhe nga ky televizion. Si arsye për largimin e Xhungës nga Vizion u përfol edhe si shkak i ardhjes së Sokol Ballës në postin e drejtorit ekzekutiv.

 

Të këshilluara

Kjo është sozia bodybuilder e Jennifer Lopez

Janë të shumta rastet kur njerëzit e thjeshtë kanë ngjashmëri të mëdha me personazhet e famshëm. Një prej tyre është edhe ngjashmëria, për të cilën folëm para p...

11:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI