Flash

Bashkëqeverisja/ Rama në rolin e magjistarit: Ministri menjëherë në dispozicion, zgjidhje problemit për 3 minuta

Lapsi.al 20 June 2018
Bashkëqeverisja/ Rama në rolin e magjistarit: Ministri

Në një takim të radhës me koordinatorët kryeministri Rama vuri në dukje sërish rëndësinë e funksionimit të platformës së bashkëqeverisjes si dhe bëri thirrje për shfrytëzimin nga qytetarët. Kreu i qeverisë tha se misioni parësor i platformës është çrrënjosja e mendësisë së vjetër të administratës duke i dhënë vëmendje dhe zgjidhje të menjëhershme problemeve të qytetarëve.

"Titullari më i lartë, pra ministri apo ministrja, vihet menjëherë në dispozicion të qytetarit. Në tre minuta të realizohet lidhja që njerëzit tradicionalisht e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë përmes mikut të njohurit, kushëririt apo më keq akoma përmes rryshfetit." 

Rama e quajti reformën në administratë një armë kundër traditës penguese në sjelljen e administratës, duke shmangur vështirësitë.

Kryeministri garantoi qe platforma mundëson nisjen e hetimeve administrateve, largimin nga puna ose edhe ndjekjen penale të personave të cilët janë konstatuar se janë kthyer në pengesë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI