Flash

Kujdes! Cilët janë telefonat ku WhatsApp së shpejti nuk do të funksionojë

Lapsi.al 20 June 2018
Kujdes! Cilët janë telefonat ku WhatsApp së shpejti nuk do

Aplikacioni për shkëmbime mesazhesh, audio dhe video biseda, WhatsApp ka përditësuar listën e telefonave të mençur në të cilët nuk do të vazhdojë të funksionojë së shpejti.

Në tentim për të ofruar shërbime më të mira për klientët, ky aplikacion së shpejti nuk do të funksionojë në disa pajisje, ku më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të tyre.

Në WhatsApp thonë se nuk planifikojnë të zhvillojnë më tej sistemin për këto sistem operative:

Versionet më të vjetra sesa 2.3.3 Android.

Windos Phone më të vjetër se 8.0

iPhone 3GS/iOS 6

Nokia Symbian S60

Black OS dhe BlackBerry 10

Për sistemet e tjera operative, ju nuk do të jeni në gjendje të hapni llogari, shkruan tg. Megjithatë, ju do të mund të përdorni aplikacionin nëse tashmë e keni të instaluar në:

Nokia S40 do të funksionojë deri më 31 dhjetor 2018

Versionet Android 2.3.7 do të jenë të disponueshëm për përdorim deri më 1 shkurt të vitit 2020

iOS 7 do të funksionojë deri më 1 shkurt të vitit 2020

Nëse aktualisht jeni duke përdorur sisteme tjera operative më të vjetra, WhatsApp ju rekomandon ta përditësoni versionin e tij siç figuron më poshtë:

Android OS 4.0+

iPhone iOS 8+

Windos Phone 8.1+

Mbajeni mend se WhatsApp mund të aktivizohet në vetëm një numër telefoni dhe vetëm në një pajisje.

Të këshilluara

Së bashku dhurojmë jetë!

Ditën e hënë, më 18 qershor, Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, organizoi Ditën e Dhurimit të Gjakut, për të shtatin vit radha...

10:36

Si të mbrohemi nga infeksionet e pishinave

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo...

16:55

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI