Flash

“Nuk ishte dhunuar”/ Familjarët e Enea Ftojit: Kërkojmë zhvarrosjen e trupit

Lapsi.al 20 June 2018
“Nuk ishte dhunuar”/ Familjarët e Enea Ftojit:

Pas deklaratës së kreut të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, se vdekja e Enea Ftoit nuk ishte shkaktuar nga dhuna, familjarët e 27-vjeçarit kërkojnë zhvarrosjen e trupit për riekspertim.

Ata thonë se janë të bindur që babai i tre fëmijëve vdiq nga dhuna e policisë, dhe nëse kjo e vërtetë nuk zbardhet do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Nuk kemi dijeni për rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mësuam që policia thotë se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk është ushtruar dhunë nga policia. Enea vdiq në Komisariat nga dhuna e policisë. E rrahën edhe kur e shoqëruan, edhe në ambientet e Komisariatit. Policia fshehu dhunën ndaj Enea Ftoit”, thanë prindërit e viktimës.

"Enea kishte shenja dhune në trup dhe fytyrë, dhe krahun e kishte të thyer. Kërkojmë zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi të bindur që vdiq nga dhuna e policisë. Nëse nuk zbardhet e vërteta, do bëjmë vetëgjyqësi”, thanë prindërit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Tre zyrtaret e ministrisë së Brendshme: Enea Ftoji nuk ishte dhunuar 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI