Flash

Së bashku dhurojmë jetë!

Lapsi.al 20 June 2018
Së bashku dhurojmë jetë!

Ditën e hënë, më 18 qershor, Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, organizoi Ditën e Dhurimit të Gjakut, për të shtatin vit radhazi.

Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania u shpreh se: “Banka ka qenë gjithnjë e angazhuar në nisma të tilla, të cilat synojnë të ofrojnë një ndryshim të rëndësishëm pozitiv, për të ndihmuar ata që kanë nevojë për gjak, në mënyrë të veçantë fëmijët talasemikë. Për Alpha Bank Albania, Përgjegjësia Sociale e Korporatës është element i pandashëm i kulturës sonë korporative, ndaj dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë të bëjnë një gjest të vogël, por shumë domethënës. Ky është viti i shtatë që ne organizojmë fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Alpha Bank Albania. Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë punonjësit e Bankës që i janë përgjigjur thirrjes sonë”.

Një kontribut jetik, e cilësoi edhe përfaqësuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, mbështetjen e gjetur tek stafi i Bankës dhe të gjithë ata që vullnetarisht bëhen pjesë e dhurimit të gjakut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, aktualisht ka 10.7 dhurime për 1000 banorë, ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha, ndërkohë që janë 170 fëmijë talasemikë në mbarë vendin të moshës deri në 14 vjeç, që kanë nevojë të vazhdueshme për gjak.

Të këshilluara

Si të mbrohemi nga infeksionet e pishinave

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo...

16:55

Zakonet që ju sëmurin më shpesh

Frika që keni ndaj gripit Çdo herë që keni inflamacion intensiv që shoqëron gripin tuaj, lëshoni kimikate që dëmtojnë enët e gjakut dhe mund të rrisin rrezik...

20:45

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI