Flash

Veliaj vazhdon teatrin e tij: Duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin kur komunikojmë

Lapsi.al 20 June 2018
Veliaj vazhdon teatrin e tij: Duhet të gjejmë gjuhën e

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj së bashku me ministren e Drejtësisë, Etila Gjonaj dhe kryetaren e PS të kryeqytetit Blerina Gjylameti bashkëbiseduan me banorët e Farkës në kuadër të turnit të llogaridhënies.

Temë e diskutimit ishin projektet dhe punën e Bashkisë së Tiranës, si dhe reformat e qeverisë në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa kreu i bashkisë solli ndër mend sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar, duke folur si një pastor me mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi, duke u munduar të sfumojë faktin se dëgjesat e tij janë thjeshtë show, për një vendim që është marrë tashmë për shembjen e Teatrit.

“Në disa raste na duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Kjo nuk vlen vetëm për një rrugë lagje, por kudo. Këto ditë kemi pasur takime me artistë, arkitektë e urbanistë për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit për teatrin. Ne, shqiptarët, kemi treguar që kur gjejmë gjuhën, kur komunikojmë, mund të bëjmë rrugë, mund të bëjmë parqe, mund të bëjmë edhe një teatër shumë të bukur, por kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim si bashki, kudo ku kemi ndërhyrë, qoftë duke negociuar me artistët, arkitektët, urbanistët, qoftë me banorët në fshat, që na kanë lejuar të mbjellim pemë, qoftë me ata që na kanë lejuar të bëjmë një trotuar, të shtrojmë një rrugë, është mirëkuptimi mes nesh.” – tha Veliaj.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI