Flash

Basha: Arsyeja që Shqipërisë nuk i hapen negociatat është Edi Rama

Lapsi.al 21 June 2018
Basha: Arsyeja që Shqipërisë nuk i hapen negociatat

Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh sot se Edi Rama është arsyeja e vetme që Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Sipas tij ky kryeministër i lidhur me krimin nuk mund të krijojë asnjë hapësië europiane për Shqipërinë.

Deklarata e Bashës:

Pse Bundestagu rekomandon hapjen pa kushte te negociatave per Maqedonine dhe jo për Shqipërinë? Cili është ndryshimi që Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte nga Bundestag-u dhe Shqipërisë i vendosen kushte të rënda të paprecedentë për asnjë vend tjetër të Ballkanit?

Cila është arsyeja???

Arsyeja është një dhe vetëm një: Edi Rama.

Një kryeministër i lidhur me krimin dhe i zhytur ne krim, që kryeson sot një qeveri rekord të korrupsionit.

Një qeveri e cila ia ka dalë në vetëm tre vite e gjysëm ta kthejë Shqipërinë në prodhuesin më të madh të emigracionit për frymë në planet.

Më shumë emigrantë largohen nga Shqipëria si përqindje e popullsisë se nga çdo vend tjetër i botës duke përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe vendet e tjera të luftës civile e të mënxyrave të tjera që s’mund t’i rrokë mendja njerëzore.

Përse? Sepse ky ka kryer një krim të pafalshëm , jo thjesht ka destabilizuar shkatërruar ekonominë, jo thjesht dhe vetëm ka mbyllur ditë për ditë qepenat e bizneseve që nuk përballojnë dot taksat, tarifat më të larta në Europë, për popullin më të varfër të Europës.

Jo thjesht dhe vetëm e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Mesdheut, në Kolumbinë e Europës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI