Flash

'Presim një Po, por duhet të jemi gati edhe për Jo', pse Taulant Balla po tregohet 'pesimist' për negociatat?

Lapsi.al 21 June 2018
'Presim një Po, por duhet të jemi gati edhe për Jo',

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në dalje të ambienteve të Kuvendit, pas seancës plenare, i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Balla ka thënë se demokratët nuk i shpëtojnë dot sindromës së “Babales”. Balla u ndal tek deklarata e Bashës për hapjen e negociatave. Ai tha se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në deklarimin e Bashës se përgjigja nga BE për negociatat është negative.

Duke folur para gazetarëve Balla tha se shqiptarët duhet të përgatiten edhe për një përgjigje negative nga BE, çka tregon se mazhoranca nuk është aspak e sigurt për një përgjigje pozitive.

“Tani më lejoni ta sqaroj këtë çështje për opinionin publik, Shqipëria e të gjithë shqiptarëve pret një “po” ose një “jo”. Marrëveshja ose fillon puna ose jo. Siç e thashë edhe në seancën plenare, edhe në rastet e ngjashme, kur këshilli ka dhënë “aminin”, fillon puna përgatitore dhe KE mban nën monitorim. Në rast të një jo-je, puna përgatitore nuk fillon. Ajo që dua të ndaj është se në qeverinë gjermane, ka një mazhorancë në favor të po-së në 28-qershor. Përpjekja e Lulzim Bashës, e cituar edhe tek media Der Standard, që PD po i bën të gjitha përpjekjet për të bllokuar negociatat. Kjo përpjekje s’ka arritur aspak të dëmtojë këtë proces kaq të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore. Pritshmëria është që në 28 qershor të kemi një “Po”, që të na lejojë nisjen e punës përgatitore.” – tha Balla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI