Flash

VIDEO/ Spikerja ia plas të qarit LIVE pas lajmit për ndarjen e fëmijëve në kufi

Lapsi.al 21 June 2018
VIDEO/ Spikerja ia plas të qarit LIVE pas lajmit për ndarjen e

Sapo nisi të flasë për historinë e ndarjes në kufi të fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ilegalë, gazetares së MSNBC, Rachel Maddow nisi t’i dridhej zëri. Ndaloi. U përtyp dhe tentoi të flasë sërish.

“Kjo është e pabesueshme. Zyrtarë të administratës së Trump kanë dërguar foshnja dhe fëmijë të mitur...”

Zëri i saj nis të bllokohet. Maddow shtrëngoi buzët dhe më pas tentoi të mbledhë veten: “...të paktën 3...”.

Ndalon sërish. Duket se është përlotur.

“Fusni pamjet ju lutem” – tha nga kamera. “Faleminderit. Kemi pamje? Jo.”

Maddow nis të flasë sërish. “…3 fëmijë të mitur në Teksasin e jugut. Avokatët dhe mjekët thanë se...”

Ajo ndalet sërish.

“Besoj se nuk mundem më dhe do ta mbyll”.

“Më vjen keq. Kjo ishte për sonte. Do shihemi nesër” – tha ajo dhe ftoi shikuesit të ndjekin emisionin pasardhës me Lawrence O’Donnell.

Pas emisionit kërkoi ndjesë në rrjetet sociale.

“Ugh, Më falni. Nëse do të ishte diçka tjetër, sepse është puna ime të flas në TV”.

Në SHBA po bëhet debat i madh për vendimin e Trump, i cili ka bërë një hap pas pas presionit të madh publik. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=DKuIjT-k-C8

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI