Flash

Rikthehet sërish në ekran Ezel, në rolin e Sulltan Mehmet

Lapsi.al 25 June 2018
Rikthehet sërish në ekran Ezel, në rolin e Sulltan Mehmet

Është seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohëve dhe pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën (Stambolli i sotëm). Seriali do të nisë transmetimin në nje nga televizionet shqiptare në muajin shtator.

Historia

Sulltani i Perandorisë Osmane, Mehmeti II, i njohur si Mehmet “pushtuesi”, jetoi në vitet 1432-1481. Pas vdekjes së babait të tij Sulltan Murat, Mehmeti ngjitet në fron në moshën 19-vjeçare në vitin 1451. Ai gjithmonë kishte ëndërruar të pushtonte Kostandinopojën, por ky pushtim kishte dështuar dhjetëra herë më parë nga paraardhësit e tij. Askush më parë nuk kishte mundur ta pushtonte.

Sulltan Mehmeti duhet të luftonte jo vetëm kundër Perandorisë Bizantine, por edhe kundër kundërshtarit të tij brenda Perandorisë, Halil Pashait. Mehmeti nuk hoqi dorë nga pushtimi i Kostandinopojës duke e mbajtur të rrethuar atë për 53 ditë në vitin 1453. Është koha e dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe fuqizimit të Sulltanatit Osman. Seriali nxjerr në pah luftën për pushtet dhe territore, konfliktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat brenda një pallati perandorak.

Sulltan Fatihi, edhe pse i ri në moshë, kishte avantazhet e një inteligjence brilante, një strateg dhe luftëtar shumë i fortë dhe me një vetëbesim tek zgjuarsia dhe triumfi. Pas 2-vjetësh që ai ngjitet në fron, arrin të pushtojë Kostandinopojën, qytetin “e pamundur” për t’u zotëruar. Ai realizon ëndrrën e tij dhe vulos emrin e tij në histori. Pas asaj date, ai njihet ndryshe si Mehmet “pushtuesi” dhe si themelues i një perandorie të madhe me kryeqendër Kostandinopojën.

Në serial, një rol shumë të rëndësishëm ka edhe Sedef Avci, e njohur si Meneksheja te seriali “Meneksheja dhe Halili”, si edhe Bahari te Ezel.

Të këshilluara

Adele, gati për albumin e ri

Ajo publikoi albumin e saj të fundit “25” në vitin 2015, e tani duket se është në prag të publikimit të albumit të radhës. Pas tre vjetësh jashtë studios së ...

11:00

Vajza e Tom Cruise, suportuese e LGBT

Vajza e 12-vjeçare e Tom Cruise dhe Katie Holmes e kaloi të dielën duke shitur limonadë gjatë paradës ‘Gay’  në New York City-t më 24 qershor. Një dëshmitar ...

10:25

Nick Jonas pranon lidhjen me aktoren

Këngëtari amerikan Nick Jonas dhe aktorja e njohur indiane Priyanka Chopra duket se kanë dy hapa të mëdhenj në lidhjen e tyre. Pas disa raportimeve të fundit...

09:47

Cynthia Nixon:Djali im është transgjinor

Aktorja e Sex and the City, Cynthia Nixon njoftoi të premten se fëmija i saj më i madh është transgjinor. Nixon bëri njoftimin përmes llogarisë së saj në Ins...

09:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI