Flash

Skandali i së hënës/ Erion Veliaj kryeredaktor i lajmeve të 3 TV-ve kryesore

Lapsi.al 25 June 2018
Skandali i së hënës/ Erion Veliaj kryeredaktor i lajmeve të

Televizionet kryesore të vendit, që vetëm pak ditë më parë kërkonin të merrnin para nga taksat e publikut me pretendimin se i shërbenin atij, po demostrojnë një servilizëm deri në neveri për hallet e pushtetit. Një vëzhgim i shpejtë i lajmeve të drekës të kësaj të hëne tregon se ato komandohen me regji qëndrore nga zyra e Erion Velisë.

Kryebashkiaku riorganizoi sot një takim me aktorët e teatrit (ku si gjithnjë merr pjesë edhe ai drejtori inxhinjer me zinxhir floriri, që thotë se godina duhet shembur), por në të tre mediat kryesore Klan, Top Channel dhe Vizion Plus titulli qe i njëjtë : “Artistët janë të përçarë”. Spikerët e lajmeve lexuan pak a shumë të njëjtin tekst dhe tek titujt e shkruar në strisha theksohej po e njëjta gjë (shikoni fotot dhe videot poshtë).

Natyrisht, mes gjithë asaj historie korruptive të vjedhjes së tokës publike, të dhurimit të saj pa garë, të imponimit të një godine pa konkurs dhe të inicimit të një projektligji antikushtetues, debati i mospajtimit me aktorëve është debati më i vogël.

Por, redaksitë e lajmeve kanë marë porosinë të theksojnë vetëm atë, që nesër lali Eri të ketë justifikimin se ky nuk qe ndonjë skandal, se edhe aktorët ishin ca pro dhe ca kundër, pra se kjo nuk është një çështje korrupsioni, por një debat këndvështrimesh estetike, për ruajtjen e traditës, apo për përqafimin e modernes.

Dhe në këtë maskaradë nuk kanë munguar të bëhen pjesë me një zell të paparë edhe TV Klan, Vizion Plus dhe Top Channel.

©Lapsi.al 

[video width="676" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/vizioni-video-.mp4"][/video]

[video width="720" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/klani-video-.mp4"][/video]

[video width="664" height="460" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/topi-video-.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI