Flash

Teatri i Veliajt, si po i përdor kryebashkiaku specialistët për të krijuar panik për ndërtesën

Lapsi.al 25 June 2018
Teatri i Veliajt, si po i përdor kryebashkiaku specialistët për

Veliaj duke se po ua kalon aktorëve me aktriin e tij. Ai vazhdon me dëgjesat e tij për Teatrin kur e para fati i tij është vendosur tashmë dhe e dyta duke përdorur punonjësit e shtetit për të krijuar një bindje në publik sikur teatri aktual është një godinë që duhet shembur menjëherë.

Ka qenë pikërisht drejtori i institutit të inxhinierë ai që ka sjellë një panoramë të zezë të gjendjes së teatrit duke krijuar një perceptim sikur teatrit është një godinë ku njerëzit mund të gjejnë vdekjen. Drejtori ka folur për depozita me naftë, ambiente të rrezikshme vdekjeprurëse, vdekje të miqve të tij etj.

Në çdo dëgjesë Veliaj është përkujdesur që këtë drejtor dhe disa funksionarë të shteti t’i marrë me vete duke përsëritur çdo herë të njëjtin refren panikues në publik: teatri sjell vdekje dhe duhet shembur menjëherë.

Veliaj në dëgjesë ka ndërprerë edhe disa aktorë që të flasin për të mos i dalë nga skenari i tij i stisur. Po ashtu, ai e ka akuzuar aktorin Neritan Licaj si të përdorur politikisht, vetëm sepse kërkoi mos cënimin e sipërfaqes së teatrit.

Nga ana tjetër, Veliaj është përkujdesur që të ftojë një shumicë aktorët të cilët janë puthadorë të bashkisë dhe qeverisë, të cilët e kanë shpallur haptazi qëndrimin e tyre pro Veliajt. Skema e Veliajt është e thjeshtë; krijo panik për ndërtesën, shmang debatin për dhënien e sipërfaqes së teatrit kundrejt privatit, akuzo dhe mos lejo të flasin aktorët kundër.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI