Flash

Berisha: Dështimi i turpshëm i qeverisë me hapjen e negociatave

Lapsi.al 26 June 2018
Berisha: Dështimi i turpshëm i qeverisë me hapjen e negociatave

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar qeverinë shqiptare pa moral, sepse sipas tij, dështimin për negociatat me Bashkimin Europian e konsiderojnë sukses.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se qeveria Rama dështoi për herë të dytë në hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Një dështim i plotë dhe i merituar i Noriegës dhe Narkoshtetit të tij! Të dashur miq, pasi kishin premtuar hapjen pa kusht të negociatave në Qershor të vitit 2018, narkoqeveritarët me në krye Noriegën morën sot për të dytën herë kartonin e kuq, mos hapjen e negociatave me BE!

Me gjithë këtë, Noriega dhe narkoministrat e tij, si horra dhe fundërrina, për të mashtruar shqiptarët me gojën e Ditziut shprehin gëzim dhe servirin si sukses vendimin për shtyrjen dhe vendosjen e kushteve për hapjen e tyre në fundin e vitit 2019 siç thotë deklarata e Këshillit të Ministrave.

Kësaj i thonë të konsiderosh dështimin sukses! Këta nuk kanë fytyrë, moral as dinjitet! Janë turpi i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës“, - shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord sot që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u hapen negociatat në verën e vitit 2019 pasi të kenë përmbushur disa kushte të paracaktuara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI