Flash

Gazetarët e pyesin për gërmimet para derës, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: S'mbaj përgjegjësi

Lapsi.al 26 June 2018
Gazetarët e pyesin për gërmimet para derës, drejtoresha e

Persida Asllani, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare doli sot në një konferencë para gazetarëve për të folur për gjendjen e emergjencës të shpallur një ditë më parë pasi u përmbyt kati i nëndheshëm i hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar e lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës.

Ajo tha se nuk mund të mbante përgjegjësi për përmbytjen e ndodhur si pasojë e reshjeve, ndërkohë që gazetarët shpejtuan t’i kujtonin gërmimet mu para derës së Bibliotekës.

“As unë dhe askush deri tani nuk e ka këtë ekspertizë së nga çfarë u shkaktua kjo përmbytje. Presim përgjigje nga institucionet. Biblioteka Kombëtare është jashtë standardit për të ruajtur nga uji dhe jemi në gjendje alarmante. Ne kemi kohë që kemi kërkuar një Bibliotekë te re Brenda Standardeve. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet”, - tha ajo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI