Flash

Sekuestrim dhe hetim pasuror për porositësit 3.4 milionë eurove

Lapsi.al 26 June 2018
Sekuestrim dhe hetim pasuror për porositësit 3.4 milionë eurove

Pasuria e Alfred dhe Elvis Vladit, kushërinj të shpallur në kërkim si porositësit e 2 Toyotave ku u gjetën rreth 3.5 milionë Euro, do të jetë subjekt i ligjit Antimafia.

Burime nga Policia e Shteti sqarojnë se do të vihen nën sekuestro pasuritë e tyre llogari bankare dhe pasuri të tjera të paluajtshme. Të dy kushërinjtë nga Dibra janë arratisur dhe dyshohet se kanë dalë jashtë vendit.

Ndër pasuritë e tyre është dhe një agjenci për dhënien e makinave me qira e cila ndodhet në Laprakë. Ajo ndodhet në rrugën ‘Lord Bajron’ dhe përkon me adresën që Alfred Vladi ka dhënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Prej të paktën dy ditësh, agjencia qëndron e mbyllur dhe dy kushërinjtë Vladi nuk janë nuk janë parë në këto ambiente. Oficerët janë duke verifikuar edhe pasuritë e familjarëve të afërt të tyre për të parë nëse ata i justifikojnë ato.

Në sitën e hetuesve do të kalojë dhe pasuria e 4 të arrestuarve të tjerë Agim Çeka, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri. Ky i fundit ka në pronësi një servis pranë zonës së bregut të lumit në kryeqytet. Katër të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e merkurë dhe mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për ta.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rrëfimi i të arrestuarve: 3.4 milion eurot ishin të kushërinjve Vladi 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI