Flash

Atentat mafioz në Athinë, ekzekutohet bosi i drogës. Kishte lidhje me bandat shqiptare

Lapsi.al 27 June 2018
Atentat mafioz në Athinë, ekzekutohet bosi i drogës. Kishte

Manolis Karagiannis 45 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një nga “kokat e krimit” në shtetin helen, është ekzekutuar me armë zjarri këtë mëngjes në zonën “Palaio Faliro” të Athinës.

Nga detajet që japin mediat greke, atentati duket se ka qenë i mirë organizuar. Një makinë dhe një motoçikletë iu afruan 45-vjeçarit i cili ecte në këmbë dhe një breshëri plumbash u qëllua ndaj tij. Raportohet se Karagiannis ka reaguar gjithashtu duke qëlluar me armë zjarri, por fundi për të ka qenë tragjik. Nga të shtënat, Karagiannis mbeti i plagosur rënde. Ai u transferua nga një ambulancë në spital, ku edhe ndërroi jetë.Viktima ishte liruar nga burgu kohët e fundit. Më 5 janar 2017, teksa ndodhej në burgun e Korydallos, ai u sulmua dhe u plagos me thikë nga dy shqiptarë.

Sipas drejtuesve të Policisë greke, 45-vjeçari dyshohet se kishte kontakte me grekë dhe shqiptarë, persona me rekorde të theksuara kriminale./panorama

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI