Flash

Droga s'ka të sosur, kapet në Sarandë turisti italian me 400 kg në autokamper (FOTO)

Lapsi.al 27 June 2018
Droga s'ka të sosur, kapet në Sarandë turisti italian me 400

Kapet një tjetër sasi e madhe me kanabis në jug të vendit. Policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian. Agjentët dyshonin se ai kishte fshehur drogë, prandaj e shoqëruan automjetin në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner. Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli, 36 vjeç. Lapsi.al sjell foto ekskluzive të drogës së zbuluar në makinën e turistit italian. Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia për ngjarjen, si dhe nuk dihet ku e kishte ngarkuar makinën me drogë 36-vjeçari.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI