Flash

Shemsi Prençi ironizon Olta Xhaçkën pas shkarkimit: Nuk merreshim vesh mirë, mbase ngaqë vetëm unë isha drejtor nga veriu

Lapsi.al 27 June 2018
Shemsi Prençi ironizon Olta Xhaçkën pas shkarkimit: Nuk

Shemsi Prenci thotë se shkarkimi i tij nga Emergjencat Civile ka ndodhur pasi nuk kishte gjetur të njëjtën gjuhë me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhacka. Ai thotë gjithashtu se sistemi i Emergjencave Civile ka rënë përtokë që në momentin kur ato kaluan në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur.

"Unë ministres ia kam bërë të ditur me memo e raporte të përditshme. E kam informuar gjithmonë. Uroj që memot që kam dërguar të mos ketë patur kohë t’i ketë lexuar, se nëse ka patur kohë e nuk i ka lexuar atëherë është gjëja më e keqe. Sistemi i emergjencave është në Tokë. E kam pritur lirimin nga detyra, që në janar, madje dhe vetë nuk ndihesha mirë. Tani ndihem mirë, nuk kuptoheshim mirë me Ministren. Ndoshta ngaqë vetëm unë drejtor nga Veriu, e ndoshta s’më kuptonte gjuhën. Uroj që z. Haki Çako t’i japin më shumë mbështetje se mua,” tha Prençi gja një interviste për News 24.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI