Flash

Teatri i ri/ Opozita thërret sërish në dëgjesë Erion Veliajn

Lapsi.al 27 June 2018
Teatri i ri/ Opozita thërret sërish në dëgjesë Erion

Deputetët e opozitës kërkojnë dëgjesë me Erion Veliajn, pasi ky i fundit deklaroi se arriti marrëveshje me një grup artistësh për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Përmes një deklarate ata kanë kërkuar dëgjesë me Veliaj ne 4 korrik për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep falas privatit territorin e Teatrit Kombëtar dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla.

Mësohet se kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Veliajn, duke shprehur shqetësimin se ligji i propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI