Flash

Vetëm Edi Rama vazhdon të besojë se negociatat janë hapur...

Lapsi.al 27 June 2018
Vetëm Edi Rama vazhdon të besojë se negociatat janë hapur...

Ndonëse vendimi i djeshëm në Luksenburg ishte një shtyrje e datës së hapjes së negociatave për qershorin e vitit 2019, madje e kushtëzuar kjo me rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kryeministri Edi Rama vazhdon ta quajë sukses atë që ndodhi dje. Ai beson se qeveria e tij ka triumfuar, kur në fakt ka ngelur në klasë dhe i është thënë që ka një mundësi për vjeshtë nëse përgatitet mirë. Sipas kryeministrit, datë të caktuar për çeljen e negociatave nuk kishte, por tani është hapur drita jeshile për çeljen negociatat.

“Pas shumë muajsh përpjeke të përditshme, mes dallgëve të ngritura artificialisht nga opozita esadiste, që s’la vesh të huaj pa përmbytur mes dallgëve të Shqipërisë, Shqipëria mori datën zyrtare të çeljes së negociatave. Pas datës u çel drita jeshile për anëtarësim në BE. E dhimbshme por e vërtetë, qe teksa ne merrnim telefonata urimi, opozita jonë esadiste, dhe mediat e saj, hidhnin gurët e vulgaritetin të tyre për tu prishur shqiptarëve lodhjen e shumifishtë. ‘U shty data’, ‘u shty data’ se Europa nuk pranoi narkoshtetin. Çfarë vulgariteti, çfarë poshtërisë! Si mund të shtyhet një datë që nuk është vënë? Si mund të flitet kështu kaq ligësisht dhe poshtërsisht për vendin tënd! Si mund të keqtrajtohen brutalisht zgjedhësit e tu si të ishin kope qorrash që duhen hedhur në lumë!”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI