Flash

Brigitte Nielsen publikon foton e parë të të bijës

Lapsi.al 28 June 2018
Brigitte Nielsen publikon foton e parë të të bijës

Aktorja Brigitte Nielsen u bë nënë për herë të pestë të premten.

Ajo solli në jetë një vajzë në moshën 54-vjeçare. Dhe aktorja e ‘Red Sonja’ na prezantoi për herë të parë me të porsalindurën, e pagëzuar emrin Frida.

“Ne jemi të gëzuar që ta mirëpresim vajzën tonë të bukur në jetën tonë,”-tha ikona bjonde. “Ka qenë një rrugë e gjatë por që ia vlejti. Ne kurrë nuk kemi qenë më të lumtur.”

Në rrjetet sociale Nielsen shihet duke mbajtur vajzën në krahë, e cila ka në kokë një kapuç të bardhë të thurur.

Babai i saj është producenti italiaj Mattia Dessi, 39-vjeç me të cilin Briggite u martua në vitin 2006.

Bukuroshja bjonde dikur ka qenë martuar me Sylvester Stallone. Ajo është martuar 5 herë dhe ka 5 fëmijë.

Të këshilluara

Telepool tashmë në pronësi të Will Smith

Aktori dhe producenti Will Smith së bashku me regjisorin Marc Forster blenë kompaninë gjermane të licencimit dhe shpërndarjes Telepool. “Marc dhe unë bëmë një ...

13:57

Kanye West tregon mendimet për vetëvrasje

Reperi i njohur amerikan Kanye West ka menduar disa herë vetëvrasjen kohët e fundit. Këto mendime i vijnë nga frika se mos bashkëshortja e tij Kim Kardashian, d...

11:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI