Flash

Shikoni pamjet, arrestohet i riu që tentoi të korruptonte policin rrugor (VIDEO)

Lapsi.al 28 June 2018
Shikoni pamjet, arrestohet i riu që tentoi të korruptonte policin

Në Tiranë është goditur një tjetër rast i tentativës për të korruptuar policinë.

Raportohet se nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës u arrestua në flagrancë 23-vjeçari Pando Ç., banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u kap duke kaluar semaforin me të kuqe, dhe tentoi t'i jepte policit rrugor 20 mijë lekë të vjetra për të shmangur gjobën.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, polici rrugor njoftoi punonjës të policisë së rendit për ta shoqëruar atë në komisariatin nr.4 për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI