Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Letra e shqiptarit nga arratia: Jam një hajdut, jo vrasës!

Lapsi.al 29 June 2018
Letra e shqiptarit nga arratia: Jam një hajdut, jo vrasës!

Hetimet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos kanë marrë një tjetër kthesë. Njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes, është rishfaqur dhe ka lënë një shënim për policinë greke.

Ai është Aleksandër Mata ose Eno Mata. Mediat greke thonë se mëngjesin e së mërkurës, Eno Mata dhe disa shqiptarë të tjerë grabitën një argjendari në rrugën ‘Zografou’ në Athinë. Para se të largohej, Mata la një shënim për policinë greke.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’.

Kjo është letra e Eno Matës, ku në fund të letrës kishte lënë shënimin ‘Maradona-këmbëshpejti’. 31-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Aleksandër Mata është njëri prej të dyshuarve të vrasjes së avokatit Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë vitin e kaluar. Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin. Mbrëmjen e 12 Tetorit 2017, Brahimaj ishte së bashku me Aleksandër Matën në zyrën e Zafeiropoulos.

Vetë Mikel Brahimaj ka pranuar para policisë greke se qëlloi për vdekje avokatin. Ndërsa Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Mesa duket, ai është rikthyer sërish në Greqi. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e një filiali banke në Greqi. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI