Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Patozi: Mos kërkoni moral te aktorët e Teatrit Kombëtar, këtu është shitur në mes të sheshit edhe Lulzim Basha

Lapsi.al 29 June 2018
Patozi: Mos kërkoni moral te aktorët e Teatrit Kombëtar,

Nga Astrit Patozi

Ka plasur një gjueti e madhe në Shqipëri për të gjetur dhe demaskuar njerëzit që, sipas tyre, blen dhe korrupton pushteti, kur do të zgjidhë hallet e veta.  Tani janë në shenjestër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa nesër do te dalë një temë e re dhe do të zhvendoset vëmendja, por historia nuk do të ndryshojë shumë. Pa dashur të përfshihem në debat dhe pa e marrë të mirëqenë faktin që aktorët apo të tjeret u janë dorëzuar ofertave të qeverise, njē këshillë modeste e kam për të gjithë gjuetarët e moralit të sotëm shqiptar: A ka vlerë të kërkosh qëndresë dhe mospajtim me të keqen apo ryshfetin e pushtetit tek rrogëtarë apo hallexhinj të tjerë, kur këtu është shitur në mes të sheshit kryesor të atdheut vetë udhëheqësi i opozitës.

Me zë e me figurë dhe fare hapur, të paktën në natën historike të 17-18 majit, edhe sikur të mos i besosh hiç ata që thonë se marrëveshja e pistë e vitit të shkuar është ende në fuqi. Është njësoj sikur rusët të luftonin sërish me të njëjtin shpirt dhe përkushtim gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pasi të mësonin se Stalini kishte bere pazar me Hitlerin.  Për këtë arsye, të dashur gjuetarë të tradhtarëve të kombit, mos e kërkoni kot Stalingradin në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI