Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Pengmarrje dhe vjedhje me dhunë, ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 29 June 2018
Pengmarrje dhe vjedhje me dhunë, ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar shqiptar, të dënuar me 11 vite burg për pengmarrje dhe vjedhje me dhunë.

Ai është Martin (Aleksandër) Tusha nga Mamurrasi.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Martin Tushën me 11 vite burg për heqje të paligjshme të lirë dhe vjedhje me dhunë.

Më 11 Nëntor 2011, Martin Tusha në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy punëtorë të një dyqani duralumini.

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Prej disa kohësh, Martin Tusha fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës u ekstradua sot në vendin tonë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI