Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Shkatërrohet banda e shqiptarëve dhe ekuadorianëve, 102 vjedhje në Spanjë

Lapsi.al 29 June 2018
Shkatërrohet banda e shqiptarëve dhe ekuadorianëve, 102 vjedhje

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kriminal që është përgjegjës për 102 grabitje të kryera në provincën e Girona. Mediat e huaja raportojnë se janë 6 persona të arrestuar, shqiptarë dhe ekuadorianë. Banda e tyre ka grabitur shtëpi, ku kanë marrë para, bizhuteri dhe pajisje elektronike.

Hetimi ndaj tyre nisi në Korrik të vitit 2017, kur policia zbuloi se disa grabitje ishin kryer me të njëjtën skemë. U zbulua se bëhej fjalë për një bandë kriminale që ishte aktive në atë zonë. Anëtarët e kësaj organizate përdornin makina të ndryshme gjatë grabitjeve. Vjedhjet e banesave kryheshin zakonisht gjatë orëve të pasdites kur nuk kishte asnjë njeri në shtëpi. Ata ndaheshin në grupe prej 3 vetash.

Njëri priste tek makina, kurse dy të tjerë hynin në banesë. Anëtarët e organizatës kriminale u arrestuan para disa ditësh. Më 27 Qershor, Gjykata la në burg gjashtë të ndaluarit, kurse dy të tjerë që ishin arrestuar gjatë aksionit, u lanë të lirë. Policia sekuestroi gjithashtu bizhuteri të vjedhura, karta SIM, celularë, pajisje elektronike, mjete dhe veshje që përdoreshin nga anëtarët e bandës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI