Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Terror në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris si garanti i parave të drogës"

Lapsi.al 29 June 2018
"Terror në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris si

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton për një fushatë terrori në SHISH, për të gjetur burimin e informacionit të Bashës në lidhje me miliona eurot që u kapën në portin e Durrësit. Berisha thotë se punonjës të SHISH janë marrë në pyetje për më shumë se 7 orë nën terror psikologjik. Ai i bën thirrje Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrë me urgjencë hetimin e terrorit që po ushtrohet në SHISH ndaj punonjësve që dyshohen se kanë nxjerrë emrin e kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës, si 'garanti".

"Terror i egër në SHISH për nxjerrjen e emrit të Taulant Yaris/Gjurës/Hoxhës/Jasharit/Ballës si garantues i parave të drogës! Prej tre ditësh, me urdhër të Edvin Kristaq Ramës, ish-xhelatët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, aktualisht drejtorë kryesorë në Shërbimin Informativ, ushtrojnë një terror të paparë ndaj punonjësve të këtij Shërbimi tek të cilët ata dyshojnë se kanë informuar Bashën për emrin e Taulant Yaris si garantues i tre pakove me nga 1.5 milionë euro para droge, bazuar në informacionet e dhëna nga shërbime partnere.

Procedurat e terrorit psikologjik që përdorin ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit konsistojnë ndër të tjera në seanca të zgjatura edhe deri në 7 orë pyetjesh dhe kërcënimesh të paktën deri dje mbasdite në katër raste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari të mirëfilltë kriminale të ish-xhelatëve të Sigurimit të Shtetit ndaj punonjësve të pafajshëm të SHISH për të mbrojtur Taulant Yarisin, i bëj thirrje deputetëve të Komisionit parlamentar të Sigurisë të ndërmarrin me urgjencë hetimin e këtij terrori të paparë dhe të informojnë sa më shpejt publikun për këtë veprimtari terroriste të Sigurimit të Shtetit në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar!" shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI