Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Vdekja e shoferit të Xhafajt, shtohet misteri për orën e ngjarjes dhe numrin e gëzhojave

Lapsi.al 30 June 2018
Vdekja e shoferit të Xhafajt, shtohet misteri për orën e ngjarjes

Ndonëse zyrtarisht Prokuroria dhe Policia flasin për vetëvrasje, vdekja e shoferit të Fatmir Xhafës vazhdon të jetë e rrethuar me mister. Në njoftimin për media thuhej se në vendin u ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja të armës automatike tip ‘MP5’, e cila ishte arma e shërbimit të gardistit. Por burime të Lapsi.al thonë se numri i gëzhojave ka qenë më i madh. Shkëlzen Qordja e ka pasur automatikun në opsionin me breshëri dhe me një të shkrehur zbrazen të gjithë fishekët. ‘MP5’ është një armë që lëshon plumba me shpejtësi shumë  të madhe. Gjurmë plumbash janë gjetur edhe në tavanin e garazhit. Edhe pse zyrtarisht është mohuar nga prokuroria dhe policia, burimet e Lapsi.al tregojnë se 31-vjeçari ishte i pezulluar nga puna. Nga ana tjetër saktësohet se orari i ngjarjes së rëndë ishte 6 e mëngjesit, jo 09:30 sikundër thuhet në njoftim.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI