Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Vrasja e shoferit të Xhafajt/ Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

Lapsi.al 30 June 2018
Vrasja e shoferit të Xhafajt/ Sekuestrohen pamjet e kamerave të

Një nga veprimet e para të hetuesve që po përpiqen të zbardhin ngjarjen e rëndë, ku Shkëlzen Qordja, shoferi 31-vjeçar i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i pajetë brenda makinës në garazhin e Gardës së Republikës ka qenë pyetja e dëshmitarëve.

Lapsi.al mëson se një tjetër veprim i kryer menjëherë ka qenë edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë së këtij institucioni. Prokurori Albert Demirneli, ka urdhëruar sekuestrimin e serverit të kamerave të sigurisë së Gardës. Nga këqyrja e tyre do të verifikohet orari kur ka hyrë 31-vjeçari në ambientet e garazhit, dhe nëse ka qenë i vetëm, apo i shoqëruar.

Burimet thonë se pista e parë e hetimeve është ajo e vetëvrasjes, por po hetohet edhe në pista të tjera. Gjithçka do të zbardhet pas autopsisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kryemadhi i bën një kërkesë publike Metës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë sot një kërkesë publike ndaj bashkëshortit të saj, Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një dalje për mediat ajo...

17:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI