Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Deputetët e PD firmosin peticionin, thirrje Metës të bllokojë ligjin për teatrin e ri

Lapsi.al 1 July 2018
Deputetët e PD firmosin peticionin, thirrje Metës të

Partia Demokratike i bën thirrje Presidentit të Republikës Ilir Meta të mos i hapë rrugë ligjit që lejon prishjen e teatrit.

Dy deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi ishin qenë sot tek Teatri Kombëtar për të firmosur peticionin me të cilit kërkohet kthimi i ligjit nga Presidenti.

Vokshi tha se ky është një ligj mafioz, një akt antikushtetues.

Sipas Albana Vokshit, kryeministrit nuk i intereson as arti dhe as kultura.

“Iu bëj thirrje autoriteteve më të larta për të mos lejuar miratimin e një ligji mafioz që është një akt kriminal antikushtetues. Ardhja jonë për të firmosur këtë peticion tregon që PD është e angazhuar për të përdorur çdo mjet për t’i thënë ndal këtij akti kriminal që shkatërron një nga godinat më të vjetra, historike. Edi Ramës nuk i intereson fare as arti e as kultura. Nuk ka të bëjë me teatër të ri. I bëjmë thirrje presidentit Ilir Meta të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues. Ftoj qytetarët të bëhemi bashkë. Ne do vazhdojmë rezistencën tonë në komisione. Do vazhdojmë t’i kërkojmë qeverisë që ta kthejë mbrapsht këtë projekt ligj. Nuk duhet lejuar asnjë projektligj që përmban shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. I kemi dërguar letra sensibilizimi edhe institucioneve ndërkombëtare për të ndalur shkatërrimin e monumenteve të kulturës”, - tha Vokshi.

Deputetja demokrate u shpreh se pas Teatrit, rradhën për tu prishur me shumë mundësi do ta ketë Galeria Kombëtare e Arteve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI