Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Deputeti nxjerr videon: Shikoni çfarë bëhet me kanabisin në Vlorë

Lapsi.al 1 July 2018
Deputeti nxjerr videon: Shikoni çfarë bëhet me kanabisin

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një video në “Facebook” e cila sipas tij është filmuar në Vlorë, ku shihet një arë e mbjellë me kanabis.

Për Boçin kjo është dëshmi tronditëse e kriminalizimit të vendit.

Ndërkohë personi që ka filmuar videon thotë ndërsa kryen regjistrimin se është data 10 qershor, dita kur Izet haxhia doli në gjyq, si një dëshmi që videoja nuk është e vjetër.

“Jemi anës rrugës, baçja është me hashash. Mund të jenë rreth 2 hektarë baçe me hashash. Data sot është 10/6/2018. Për më saktësi, ka dalë në gjyq dhe Izet Haxhia që kërkon pafajësi, ka dalë dhe babalja, ka dalë dhe ai që ka folur keq. Unë po ju jap këtë filmim. Plot me hashash. Shiko çfarë bëhet”, thotë autori i videos.

Çfarë shkruan Luçiano Boçi: 

“FRESKIA E HASHASHIT!

Gjelbërimi me hashash vazhdon!

Pamje nga Vlora.

Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit.

Shiheni me kujdes!

E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që “laboratori” i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar!

Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm.

Kjo është pamja e jetës “së lumtur” në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!”, shkruan Boçi.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI