Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ikin aktorët nga protesta, vijnë deputetët e PD-së (VIDEO)

Lapsi.al 1 July 2018
Ikin aktorët nga protesta, vijnë deputetët e PD-së (VIDEO)

Protestës kundër prishjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në qendër të Tiranës nga kompania Fusha sh.p.k i janë bashkuar edhe demokratët. Pasi paradite protestës iu bashkuan deputetet Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, në protestën e pasdites ka qenë e pranishme edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe Romeo Gurakuqi.

Pas dëgjesave publike dhe takimeve private me Erion Veliajn, një pjesë e mirë e aktorëve që ishin kundër prishjes së Teatrit u tërhoqën nga qëndrimet e tyre, braktisën protestën dhe dolën të përqafuar me kryebashkiakun, duke mbështetur projektin për ngritjen e kullave në qendër dhe ndërtimin e teatrit nga kompania private.

Pikërisht në këtë moment, Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë qytetarët dhe aktorët që vazhdojnë të protestojnë kundër projektit të qeverisë.

"Kam dëgjuar këto ditë që kush del kundër teatrit sulmohet, edhe ne do sulmohemi. Kam dëgjuar që thonë se ata që protestojnë, nuk shkojnë teatër, por nuk është e vërtetë. Unë shkoj në teatër. Ndoshta është ftohtë, ndoshta nuk është i mirëmbajtur dhe këtu faj kemi edhe ne, por nëse nuk e mirëmbajtëm, duhet ta shembim? Ky qytet pak nga pak po zhduket, historia e këtij qyteti po shkelet." u shpreh Jorida Tabaku, që në fjalën e saj denoncoi atë që e quajti "falje" të pronës publike.

"Që nga nesër fillon lufta në komisionet parlamentare. këtu po flasim për vjedhje dhe grabitje, për prishjen e të vetmes ndërtesë që ka mbetur. pushtuesit italianë e paguan me napolona floriri këtë pronë private, qeveria po e shkel dhe po e vjedh pronën publike" tha Tabaku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI