Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin paralajmëron Shqipërinë: Ju pret një vit i vështirë

Lapsi.al 2 July 2018
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin paralajmëron Shqipërinë: Ju

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, tha gjatë tryezës së mbledhur pas konkluzioneve të Bashkimit Europian, se Shqipëria ka bërë përparime por ende i duhet punë.

Ajo tha se vendin e pret një vit i vështirë duke pasur parasysh dhe zgjedhjet lokale të vitit 2019. Ambasadorja bëri thirrje që procesi analitik i BE-së për Shqipërisë do të nisë që këtë verë e prandaj sipas saj duhet punuar shumë sidomos për bindjen e vendeve skeptike.

“Janë 3 elementë që shtrihen përapara nesh, kur unë them që s’po humbasim asnjë sekondë të vende, procesi analitik nis që këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme, pavarësisht se ku do ishte linja e nisjes zyrtare. Me reformën në drejtësi keni bërë përparime, por kërkohet ende kohë, për më thellë e gjerësisht. Pa reformën në gjyqësor nuk do ishim duke e bërë këtë bisedë sot. Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, duhet një objekt i mirë i përfilltë. Opozita të shtrijë dorën për një lloj dialogu, pasi pa të është një proces i vështirë thuajse i pamundur. Duhet bashkim. Dua të shohim se sa shtete anëtare të BE e kanë njohur atë se çfarë ka bërë Shqipëria. Ka një grup vendesh që besojnë se ju keni arritur fazën ku mund të ecni përpara. Ka dhe vende, jo skeptike por të kujdesshme, prandaj duhet t’i tregoni se çfarë mund të bëni, ata kanë njohur reformat por duan të jenë tërësisht të sigurta. Keni shumë miq në BE. Ju pret një vit i vështirë pasi keni zgjedhjet e ardhshme lokale. Duhet një lloj konsensusi real që të ecni përpara,” - tha Vlahutin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI