Flash

Gjyqtari Lazaj mesazh KPK-së: Nëse shkarkohem si gjyqtar do më kërcënojnë. Kam dënuar njerëz...

Lapsi.al 2 July 2018
Gjyqtari Lazaj mesazh KPK-së: Nëse shkarkohem si gjyqtar do më

Në përfundim të seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari Artan Lazaj ka folur për mediat. Sipas tij shumë fakte janë shtrembëruar, teksa kërkoi që KPK-ja të merrte parasysh edhe përballjen e gjyqtarëve për kriminelët e dënuar.

"KPK më në fund e vuri procesin në shinat e duhura, qoftë edhe pse ne këmbëngulëm. Kjo është një shenjë e mirë. Kam besim te drejtësia sepse në konkluzionet për mua, ishin shtrembëruar shumë fakte, që për të cilën komisioni do t'i rivendosë në gjendjen ligjore dhe unë dua të rikonfirmohem në detyrë. Këtë besim kam!", tha Lazaj. 

-Ju përmendët edhe kërcënime. Dhatë një mesazh shumë të fortë, ju i thatë KPK-së që në qoftë se unë duhet të hidhem si pre në rrugë le të bëhet kështu, pse e thatë këtë fjali?

"Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë kam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo", u shpreh gjyqtari i Tiranës. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI