Flash

Kujdes, nga sot nis ndalimi i qeseve plastike, kush i nxjerr në qarkullim do gjobitet

Lapsi.al 2 July 2018
Kujdes, nga sot nis ndalimi i qeseve plastike,  kush i nxjerr në qarkullim

Një korriku shënon fundin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet. Me ligj, çdo subjekt që i prodhon dhe nxjerr ato në qarkullim, gjobitet me 1-1.5 milionë lekë. Por, kjo nuk do të thotë që shqiptarët do t’iu rikthehen trastave.

Vendimi i qeverisë parashikon përdorimin e qeseve të degradueshme dhe me trashësi më të vogël se 35 mikron. Me pak fjalë, ato që nuk ndotin. Në ditën e parë të implementimit, supermarketet dhe dyqanet e kryeqytetit vijojnë përdorimin e tyre.

Drejtoresha e Mjedisit, Klodi Marika, thotë se në këtë fazë nuk është synimi te penalizimet, se sa te ndërgjegjësimi.

“Nuk është se do të dalim si një task-forcë, që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë, masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit”.

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë informacionin për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj, me qëllim identifikimin e tyre, në të kundërt do të penalizohen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI