Flash

Ligji i ri/ Seksi në çift duhet më pëlqimin e të dyja palëve, heshtja nuk është “PO”

Lapsi.al 2 July 2018
Ligji i ri/ Seksi në çift duhet më pëlqimin e të dyja

Që nga dita e diel partnerët në Suedi duhet të kenë pëlqimin e palës tjetër për marrëdhënie seksuale. A duhet të kesh marrëveshje me shkrim para çdo seksi, pyesin kritikët…

Viktimave të përdhunimit apo seksit të padëshiruar në Suedi këtej e tutje nuk u duhet që të dëshmojnë, se kanë refuzuar gjatë aktit duke thënë “jo”, apo se kanë kundërshtuar dhe janë mbrojtur gjatë aktit, për të dënuar dhunuesin. Aktet seksuale lejohen në këtë vend vetëm nëse bëhen mbi bazë vullnetare.

Pikërisht këtu qëndron edhe problemi, sepse gjykatat duhet të vlerësojnë se çfarë ka qenë pranim vullnetar i një akti seksual dhe a mjafton vetëm dakordësi me gojë për një marrëdhënie seksuale apo duhet të ketë edhe pëlqim me shkrim.

Qeveria në Stokholm, e cila e quan veten feministe, ka propozuar këtë ligj të ri pas debateve shumë të ashpra në fushatën “#MeToo”, në verën e vitit të kaluar.

Në këtë vend skandinav të njohur për barazinë e gjinive, ka nisur asokohe një fushatë e ashpër kundër ngacmimeve seksuale, që ka shkaktuar reagime shumë të mëdha. Mijëra gra janë paraqitur menjëherë pas nisjes së fushatës në opinion dhe kanë rrëfyer historitë e tyre të dhunimeve apo ngacmimeve seksuale.

Pasiviteti nuk është dakordësi

“Seksi duhet të bëhet me vullnet”, theksoi kryeministri Stefan Löfven, në prezantimin e ligjit të ri. Rregullat e reja që janë futur në fuqi këtë të diel, Suedia është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar. Seksi në këtë vend do të jetë i mundur mbase vetëm nëse paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje me shkrim, thonë me gjysmëhumor shumë komentatorë në vend dhe jashtë tij. Kjo e ngarkon shumë atmosferën në dhomën e gjumit.

Por pavarësisht barcaletave dhe humorit mbi këtë ligj, në një sondazh të bërë në Gjermani nga instituti YouGov, gati një në dy vetë ka deklaruar, se do të ishte mirë që edhe në Gjermani të ketë një ligj të tillë. Në Gjermani ekziston ligji sipas së cilit “Jo do të thotë Jo”, në marrëdhëniet seksuale. Pra nëse femra apo mashkulli thotë Jo, atëherë kjo duhet të respektohet nga pala tjetër.

Sipas këtij ligji – në dallim nga ligji i ri në Suedi – viktima e përdhunimit duhet të dëshmojë se ka qenë aktive – me fjalë apo gjeste – në refuzimin e aktit seksual. Pra që ka thënë se nuk do seks apo është mbrojtur nga ky akt i padëshiruar. Në Suedi prej fillimit të korrikut është ndryshe.

Nëse nuk ka ndonjë dëshmi të qartë se palët kanë qenë dakord për marrëdhënie seksuale, mund të ndodhë që ndonjëra palë të thotë më vonë se nuk ka dashur seks dhe për këtë pala tjetër të dënohet. Gjykatat në këtë vend nuk do ta kenë fare lehtë për marrjen e vendimeve, sepse gjatë marrëdhënieve seksuale zakonisht nuk ka ndonjë dëshmitar të tretë, thonë kritikët.

Të këshilluara

“Stroke”: Kur çdo minutë vlen jetë

Stroku (goditja në tru) ndodh atëherë, kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë. Kur truri ndalon së furnizuari m...

16:00

Çfarë tregon gjatësia e flokëve tuaja

Flokët tona janë një nga aspektet kryesor i pamjes tonë fizike dhe tani studimet kanë zbuluar se gjatësia e tyre mund të përshkruajë edhe pikat tona të personal...

14:11

Ditë vere me shi, si të mbroheni nga rrufetë

Rrufetë mund të japin një spektakël në qiell, por në të njëjtën kohë mund të jenë shumë të rrezikshme. Çdo vit rrufetë vrasin mesatarisht 6000 njerëz në botë...

22:34

Si ti kaloni ditët me shi

Vera është ajo stinë e vitit që të detyron t’a shpenzosh të gjithë ditën jashtë për të marrë rreze dielli pranë bregut të detit ose duke notuar, të bësh hiking ...

20:50

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI