Flash

Pas Sarandave, do të nisen Vlorat e Kosovës, janë gjithsej 7 mijë me këtë emër

Lapsi.al 2 July 2018
Pas Sarandave, do të nisen Vlorat e Kosovës, janë gjithsej 7

Pak muaj më parë 40 vajza dhe gra me emrin Saranda udhëtuan bashkë nga Kosova drejt qytetit me të njëjtën emër në jug të vendit. Udhëtimi ngjalli interes kudo nëpër Shqipëri, jo vetëm për idenë interesante, por edhe sepse emrat shqiptarë sa vijnë e po bëhen më të rrallë mes fëmijëve të sapolindur.

Duke marrë shkas nga pakësimi i emrave shqiptarë mes fëmijëve, shoqata Labëria ka organizuar një aktivitet ku mes të tjerëve ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë takimit tha se është duke u organizuar një udhëtim mes këtyre grave dhe vajzave drejt qytetit që u ka dhënë emrin.

“Vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë” u shpreh Minxhozi.

Të këshilluara

FOTO/ Kaubojsi Lulzim Basha...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto si “kaubojs”, me rastin e festës kombëtare të SHBA-së. Poshtë fotos Basha shkruan: “Në festën e ...

22:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI