Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Sherri për Teatrin/ Alibeaj: Hajdutë, frikë nga burgu nuk keni? Manja: S’më kërkojnë dot llogari vrasësit

Lapsi.al 2 July 2018
Sherri për Teatrin/ Alibeaj: Hajdutë, frikë nga burgu nuk keni?

Deputetët e PD-së kanë ngritur çështjen e Teatrit Kombëtar në Komisionin e Ligjeve. Ata kanë debatuar me kryetarin e Komisionit, Ulsi Manja, i cili iu ka thënë se nuk mund t’i bëjnë moral vrasësit.

Alibeaj: Që juve u kanë mbyllur veshët, sytë duart kjo merret vesh. Që juve ju kanë marrë të gjithëve për dore dhe ju përdorin, për të vjedhur 200 milion euro është e qartë. Nuk kam asnjë lloj thirrje për ndërgjegjen tuaj, jeni thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, firmës Fusha dhe Eron Veliajt. Duan të gjejnë alibinë që po e votojnë… Frikë burgun e keni apo jo? Një fije inteligjence e keni apo jo? Për një arsye të thjeshtë pse duhet të shënosh në CV se je një hajdut bashkëpjesëmarrës me Edi Ramën?

Manja: Të lutem

Alibeaj: Pse do të duhet, që me sjelljen tuaj pse do duhet të bëheni pjesë e një organizate të strukturuar kriminale për të vjedhur. Cila është pjesa që keni marrë ju në këto 200 milionë? Pavarësisht seancës së kaluar, u mor një vendim i tillë për ta futur në procedurë të përshpejtuar në kundërshtim me rregulloren, me ligjin, mos u përdorni, është faturë e madhe politike, këtë e di unë. Është faturë e madhe ligjore, sepse me këtë çfarë po bëni ju jeni duke konsumuar vepra të qarta penale. Ju nuk ju shpëton fakti se jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti se po ndahet përgjegjësia klolektive te deputetët. Mos u bëni veglat e krimit më të madh që po ndodh nga kryearkitekti Edi Rama. Gjurmët e këtij krimi po i shkruani sot

Manja: Tërheq vëmendje për shkelje të kodit të etikës. Nuk mund të bëni predikime për kod moral hajduti. Kujdes kur drejton gishtin nga unë, vrasësit s’mund të drejtojnë gishtin nga unë, palët me vrasësin nuk mund të më drejtojnë gishtin. Kush është pro. Për ta nxjerrë nga rendi i ditës, as zoti Bylykbashi nuk është pro

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI