Flash

Vettingu/ Gjyqtarit Artan Laze del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, probleme me pasurinë

Lapsi.al 2 July 2018
Vettingu/ Gjyqtarit Artan Laze del para Komisionit të Pavarur të

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Laze, për përjashtimin e trupës që do shqyrtojë dosjen e tij. Laze kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese me pretendimin se ishin treguar të njëanshëm. Sipas gjyqtarit, trupa e KPK e ka hetuar atë vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale.

Ndërkohë, KPK ka kryer hetim të thellë mbi gjendjen pasurore, mbi të ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtarit, i cili rezulton të ketë një apartament me sipërfaqe 158 m2 në "Rrugën e Kosovarëve", një apartament në Vlorë nga ana e babait, një apartament me sipërfaqe 120 m2 në rrugën e Durrësit, si dhe një pronë kullotë në Porto Palermo në Vlorë.

Gjithashtu, KPK bën me dije se Lazaj ka një automjet tip 'Benz' të blerë nga KQZ, si dhe deklaron se nga hetimi ka rezultuar se ka mjaft probleme, pasi pasuria nuk justifikohet, ndërsa sipas trupës ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat. Përpara trupës së KPK, Laze mbrohej nga avokati Sokol Hazizaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI