Flash

Arkeologët amerikanë hetuan ‘incidentin e Kanalit të Korfuzit’: Shqipëria ishte pa faj

Lapsi.al 3 July 2018
Arkeologët amerikanë hetuan ‘incidentin e Kanalit të

Një ekspeditë amerikane, me në krye James Goold, studies i arkeologjisë nënujore, i njohur ndër të tjera për betejën ligjore mbi fatin e anijes spanjolle Merdez që u zbulua me thesare të kurorës spanjolle, së bashku me ekspertë të arkeologjisë nënujore shqiptare mendon se, bazuar në faktet e zbuluara nga kërkimet, Shqipëria nuk ka qenë fajtore në incidentin e Kanalit të Korfuzit.

“Mbetjet e anijes nuk janë gjetur në mes të Kanalit të Korfuzit. Pika A është pozicioni zyrtar i flotës britanike, ndërsa pika B tregon vendin ku ne kemi gjetur mbetjet e anijes britanike.

Pika B është një pikë ku mundet të shkosh sepse rruga të çon rastësisht aty, pra një kanal përmes të cilit duhet të kalosh.

Është një pikë që arrihet duke bërë një lëvizje provokative, çka na bën të mendojmë se lëvizja ka qenë e qëllimshme, për t’iu afruar kufirit për të kërcënuar Shqipërinë”, shprehet Goold.

Por, tashmë që historia nuk mund të zhbëhet dhe Shqipëria është shpallur fajtore për këtë incident, sa vlen ky zbulim për të ndryshuar historinë?

“Sigurisht, ne prandaj po i mëshojmë shumë çështjes së Kanalit të Korfuzit, sepse juridikisht Shqipëria nuk ka mundësi të rihapë gjyqin në Hagë, por moralisht Shqipëria duhet ta fitojë këtë betejë për brezat e ardhshëm për të kuptuar që pavarësisht kontekstit historik të kohës, Shqipëria nuk ka minuar trafikun ndërkombëtar, por ka qenë një provokim i palës britanike, i cili shkaktoi edhe atë që quhet incidenti i Kanalit të Korfuzit”, shpjegon Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.(TCH)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI