Flash

“Kokulur dhe gojëkyçur...”/ Majko dhe Basha thumbohen në distancë

Lapsi.al 4 July 2018
“Kokulur dhe gojëkyçur...”/ Majko dhe Basha thumbohen

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha gjatë protestës për Teatrin Kombëtar se Rama ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall, por nuk ja dalë dot për shkak edhe të kundërshtimeve nga disa socialistë si Pandeli Majko.

“Fjala “idiot” në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko, që sot është kokëulur dhe gojëkyçur. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat” – tha Basha.

Lidhur me këtë, Majko shkroi në Twitter se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë “një gisht” më shumë se ai vetë. Me ironi, ministri i këshillon Bashës të mos merret me komente por të shikojë dramën “Vizita e damës plakë”.

“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë” – tha Majko.

Të këshilluara

Europol me oficer ndërlidhës në Shqipëri

Organizata policore europiane vendos një oficer kontakti në Shqipëri. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën me propozim nga ministria e Bre...

18:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI