Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Tiranë, arrestohen për mashtrim dy biznesmenë ndërtimi

Lapsi.al 4 July 2018
Tiranë, arrestohen për mashtrim dy biznesmenë ndërtimi

Dy ndërtues janë arrestuar në kryeqytet, pasi akuzohen se i kanë marrë një qytetari 135 mijë euro përmes mashtrimit me kontrata fiktive. Ndërtuesit e arrestuar janë;  Bahri Alla 42 vjeç dhe Fatmir Kurti 53 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Sipas Policisë së Tiranës, dy të arrestuarit ‘që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T. një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë’.

Operacioni “Fundi i bulevardit” u finalizua ditën e sotme pas një hetimi katër mujor, ndërsa dy ndërtuesit akuzohen për  “Mashtrim me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

Përfundon shitja / NBG, i kalon ABI Bank

Këtë të mërkurë kanë përfunduar transaksionet për shitjen e një prej bankave greke që ndodheshin në Shqipëri që prej vitit 1996 tek AbI Bank. Pas marrjes se apr...

14:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI