Flash

Teatri/ Kryemadhi-Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij, asgjë nuk e shpëton

Lapsi.al 6 July 2018
Teatri/ Kryemadhi-Ramës: Ky vendim antikombëtar do të ketë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale, duke shpjeguar përse heshti kryeministri Rama sipas saj gjatë seancës plenare maratonë të enjten, e cila vulosi me 75 vota të shumicës shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë. Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjithë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë. Edi Rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij. Sikunder është e qarte se qytetarët do ta mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë. Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!” – shkruan Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI