Flash

Të martën takohen Rama me Tsipras, mbyllet marrëveshja e detit

Lapsi.al 8 July 2018
Të martën takohen Rama me Tsipras, mbyllet marrëveshja e detit

Prej kohësh tashmë pritet që Greqia e Shqipëria të ulen në një tavolinë për të vënë firmat e paktit dhe duket se një gjë e tillë mund të ndodhë fare pranë.

Mediat greke shkruajnë se të martën Kryeministri Edi Rama do të takohet me homogolun e tij grek Tsipras gjatë një mbledhje në Londër, në kuadër të procesit të Berlinit.

Media greke shkruan po ashtu se dy kryeministrat mund të bien dakort për një datë, por problemi qëndron në klikën aktuale politike në Greqi, e cila prej kohësh është e acaruar.

Opozita greke ka sulmuar ashpër qeverinë Tsipras në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Greqisë e Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit, dhe një tjetër marrëveshje sensitive si ajo mes Greqisë e Shqipërisë, do t’i sillte jo pak probleme Tsipras.

Mbetet tashmë për t’u parë nëse marrëveshja, e finalizuar prej disa javësh, do të mund të nënshkruhet këtë verë apo do të shtyhet për shkak të turbullirave politike në Greqi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI